Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
-Parajsajone-ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimivargje te lira - Faqe 3 Chat10

 

 vargje te lira

Shko poshtė 
+7
UNE,TI DHE...ENDRRAT
[DJ^TRINITY]
ELTONI
bledi_pop
Alb_Dex
Albanian
Chrono_Crusade
11 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
ermir

ermir


Numri i postimeve : 14
Age : 46
Registration date : 10/01/2009

vargje te lira - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: vargje te lira   vargje te lira - Faqe 3 Icon_clockSat Feb 28 2009, 00:22

qe prej dites kur dielli duke te sjelle ne bote te dha pershendetjen e planeteve,
menjehere fillove te rritesh sipas ligjit nga i cili u krijove
ti duhet te jeshe keshtu nuk i shpeton dot vetvetes.
kesisoje profetuan sibilat e fallxhoret, asnje force e asnje moshe nuk do te mund dot te thyj
formen e derdhur qe zhvillohet duke jetuar
GETE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
it's me
Site Admin
Site Admin
it's me


Numri i postimeve : 405
Age : 40
Location : shume larg nga ti
Humor : me ruaj kur te me gjesh,qe te me kesh kur te me duash
Registration date : 31/07/2008

vargje te lira - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: vargje te lira   vargje te lira - Faqe 3 Icon_clockWed Mar 04 2009, 06:09

Nje tjeter muaj,
nje tjeter vite,
nje tjeter buzeqeshje,
nje tjeter puthje,
nje tjeter dimer,
nje pranvere gjithashtu...
po ne asnje nuk do kete...
nje si ty!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://qiell-lirie.forum0.net
it's me
Site Admin
Site Admin
it's me


Numri i postimeve : 405
Age : 40
Location : shume larg nga ti
Humor : me ruaj kur te me gjesh,qe te me kesh kur te me duash
Registration date : 31/07/2008

vargje te lira - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: vargje te lira   vargje te lira - Faqe 3 Icon_clockWed Mar 04 2009, 06:09

Nje cigare ndize ne oret e vona
kujto te kaluaren , kujto ditet tona,
pyete njehere veten ,puthjet ku i lame
por te lutem mos kujto ,
diten kur u ndame.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://qiell-lirie.forum0.net
baubau
BOSS
BOSS
baubau


Numri i postimeve : 362
Age : 33
Registration date : 04/03/2009

vargje te lira - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: vargje te lira   vargje te lira - Faqe 3 Icon_clockWed Mar 04 2009, 18:10

po un qe nuk di car te bej tani:D:D:D:D
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Chrono_Crusade
Site Admin
Site Admin
Chrono_Crusade


Numri i postimeve : 1654
Age : 37
Location : durres
Registration date : 13/07/2008

vargje te lira - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: :)   vargje te lira - Faqe 3 Icon_clockSat Oct 29 2016, 23:48

VAJZA NE DEBORE
Amerika?-tha profesor Materasi.-Amerika?Ah!Eshte vend me ndertim kompleks, me probleme nga me te nderlikuarat, jo ashtu si e perfytyrojne shkrimtaret tuaj dhe tanet. Une qe kam bredhur shume, qe ku skam qene qe kam dhene Frengjisht ne 13 universitete dhe ne 3 kolegje vajzash, mund te them me plot gojen se nuk ekziston nje Amerike. Jane disa Amerika...Ajo qe ne Boston mbahet per e vertete, ne Kanzas Siti shpallet e gabuar, ndryshime edhe me te medha do te vini re , ne ju qofte rruga ne Los Anxhels.... Ju evropianet, qe nuk keni shkuar kurre me larg se Plase de la Konkord, ju te pohoni qe Amerikanet nuk provokan ndjenja te njejta me tonat / Seshte ashtu sic thoni ju!Amerikani dashuron, deshiron lakmon pak a shume si dhe ju. A ka dhe ndryshime? Sigurisht qe ka . Vec ngjasimi ne krahasim me ndryshimin eshte me i madh. Nenat amerikane jane para se gjithash nena, nje femer eshte mbi te gjitha nje femer. Kur bie ne dashuri nje amerikan e sheh veten ne kllapine e puritanizmit i cliruar ne menyre naive nga froidizmi pseudoshkencor, por ne fund te fundit, ai dashuron sic dashurojme ne dhe dramat e tij shpirterore jane krejt te kuptueshme per ne. Ndali per nje cast kerkoi ne xhepat dicka dhe nxorri nje leter. Pastaj tha: E megjithate, ndonjehere habitesh nga ajo qe sheh, mund edhe te gabosh... Ja, kjo letra ketu eshte e nje djali nga Cikagoja, quhat Hari Plag. Eshte nje studenti im. Ah! 8 a 10 te shkuara i kam bere nje te keqe pa dashjen time. Ishte djale per koken e djalit, njeri per se mbari, vec, theksin e kishte te tmerrshem, ishte nga vise te thella... Viti 1930 jepja letersi ne Sandpuend, ne kete universitet te cuditshem te atij vendi malor, te ngritur enkas per te krishterizuar indjanet. Smbaj mend te kem patur studente me interesante se keta, gjate tere karrjeres sime te profesorit; ishin pak te eger, pak te vrazhde, qe shpjegohet po te kemi parasysh egersine e atyre vendeve, por per sinqeritet, per besnikeri dhe shkathtesi mendjeje s’ua gjeje shokun . Jepja mesim ne grupe te vegjel, zhvilloja biseda te lira, kisha mundesi te familjarizohesha. Eshte nje nga dramat e moshes se thyer pamundesia per te mbajtur kontakte te gjalla me ate te brezit te ri, por mesimdhenesi qe e do profesionin sherben si ure lidhese ndermjet brezave. Pas disa javesh pune ne kete universitet, nuk ndjeja kurrefare ngurimi ne komunikim me studentet. Me pelqente ti shihja kur hynin ne auditor tere zhurme e potere me te qeshura e brohoritje. Kush hynte i pari,zinte karriget,te tjeret uleshin ne qilim. O pinin cigare, o thithnin cibuket. Programi parashikonte mesime per Rusoin,Balzakun per Sarterin ,por ne para se gjithash flisnim per jeten,ata tregonin per veten e tyre per friken para saj. Ishin vitet e krizes se madhe, gjendja keqesohej cdo dite. Nje te djele po qendroja para dritares ne dhomen time dhe po shihja boren qe po binte floke-floke. Ate cast me zune syte Plagun,qe e doja dhe e mbaja afer per akcentin origjinal me te cilin fliste, por edhe per mendjen esell e te ndritur qe kishte,ndonese ishte pak i ashper. Sapo zbriti nga nje makine dhe ndali para deres sime. –Pa shih!-i thashe gruas. –Eshte miku yne Plag. Te dielen ketu?...Cdreq e paska sjelle? Befasia ime shpjegohet me zakonin qe kisha per te mos u marre kurre me studentet apo me punet e tyre. Te dielave ata shkonin ne kishe, disa merreshin me sport,thuajse te gjithe dilnin shetitje me ndinje vajze. T’i vije per vizite te dielen profesorit te frengjishtes nuk ishte dicka e zakoncme. Pa e fikur motorin e makines, doli prej saj dhe kokulur dhe i ngrysur eci neper rrugicen e shtruar me plloca qe te shpinte ne shtepine time. Dola ti hapja deren. –Zell shembellor ky i juaji, Plag,-i thashe. –Erdhet te dielen ne mengjes per te folur me mua frengjisht? –Per te folur Frengjisht, thate? Ah jo!Kam ardhur per nje pune personale. Te me falni zoteri qe po ju shqetesoj, erdha per nje pune qe as vete se kuptoj. Kam nevoje per keshille mendova se do ma jepni. Sa me shume qe e degjoja, aq me pak po e njihja Plagun e qete te permbajtur. Halli i tij po me vinte ne siklet. –Po uluni,Plag!-i thashe dhe mora nje cigare. –Ndizeni, do t’ju qetesoje.-Ju faleminderit zoteri... Do flas shkurt. Nje histori idiote eshte...-Do t’ua tregoj pa ju fshehur asgje ne qofte se do te me denoni...
-Po mire po ju degjoj. Keni shkrepse Plag? Vazhdoni atehere. Zuri te fliste me zjarr tejet i perqendruar, kjo me beri te mendoja se kisha te beja me dicka serjoze. “E pse nuk shkoi te Doueni?- thashe me vete,-Eshte detyra e Filipit dhe jo e imja te merret me hallet e studenteve”.
-Do perpiqem te jem i sakte ,zoteri, ashtu sic na keni mesuar ju, do mundohem te jem objektiv. Ju e dini , zoteri, qe administrate e universitetit jep cdo te shtune te pare te muajit ballo, net e cilen cdo student ka te drejte te ftoje nje vajze. Jane vajzat e profesoreve por ne shumicen e tyre jane banore te Sandpuenit, ka qe ftojne edhe nga qytetet fqinje. Kuptohet, nuk mund ti strehojme ne dhomat tona, sepse jane godina universitare, per me teper qe konsiderohet si dicka e pamoralshme. Ndoshta do tju duket qesharake po t’ju them se strehimi ne dhomat tona i te ftuarve eshte pune e rrezikeshme... Per mysafiret rezervohen qe me pare dhoma ne hotele.
-Kete qe thoni e di Plag. Para se te vendosesha ne kete shtepi, kam jetuar ne hotel, kam pare me syte e mi se si mbushej ne kesi rastesh hoteli me motra, kusherira,te fejuara...Me ngazellente ajo dite e zureshme, e hareshme...-A ju kujtohet qe u pame te shtunen e fundit ne ndeshjen Harvard-Sandpuenti? Isha me Katerinen. Ishit ulur ne rreshtin siper nesh. Ju kerkova falje, kur Katerina u peshtet pa dashje ne gjunjet tuaj. –Me kujtohet ju kam pare me nje vajze shume te bukur, nje leshverdhe me triko te kuqe. Plagu e gelltiti me veshtiresi peshtymen dhe vazhdoi:-Po leshverdhe ishte dhe shume e bukur.Shoqerohemi prej disa muajsh. Dje ne mbremje erdhi per ballon. Kercyem nje pjese te kohes dhe pastaj e shoqerova per ne hotel, vete shkova te flija ne konvikt. Ju e dini, zoteri, qe banoj ne katin e pare.
Me kujtohej fare mire, sepse kisha qene nje here per caj te Plagu bashke me djelmosha te tjere. Ishte nje ndertese e stilit gotik, nje dhurate per studentet, e bankierit Harison. Me pelqyen shume kolltuket por e mallkova gramafonin.
-Duhet t’ju them, zoteri, qe gjate dites ja kisha treguar Katerines dhomen.- A keni te drejte te fusni ne dhome vajza? –Deri para darkes po, zoteri. Por ne qofte se nje vajze del nga dhomat pas kesaj kohe, studentin e perjashtojne nga universiteti. Pra pasi cova Katerinen ne hotel, mbylla ne garazh makinen dhe u ktheva ne dhomen time. Kisha filluar te zhvishesha, kur degjova te therrisnin, pastaj te gjuanin me guricka ne dritare. Pashe jashte. Poshte dritares,ne debore ishte Katerina me pallto te bardhe.
“Zot i madh! – i thashe me ze te ulet.-C’ben aty e dashur?” “Ngela perjashta, kam harruar celesin e dhomes”, -me tha. “Oh Katerina! Po portieri i hotelit mund te ta hapte deren!” “Nuk ishte aty” “Si keshtu? Po une e pashe, kur te percolla. Aty ishte” “Kam shume ftohte!” –tha me ze te dridhur. “Me prit aty e dashur! Tani po dal, shkojme te dy ne hotel. Do ta gjejme menyren si ta hapim deren”-i thashe. Katerina u afrua te dritarja dhe merrmeriti: “Me mire me ndihmo te ngjitem. Neser do largohem heret, qe pa gdhire...”
Nuk po dija si tja beja, isha ne siklet te madh, po me vinte koka verdalle. Ajo qe me kerkonte ishte e ndaluar, nje gabim si ky, ju e dini, Doueni s’ta fal kurre. Finigon per kete e perjashtuan nga universiteti, e pra, ishte shtylla e ekipit te bejzbollit. Ta neperkembje te ardhmen per nje kaprico femre! Ishte nje idiotesi! Se nuk jam femije tani. E dija si jo, qe: s’do te ishte i vogel tundimi, ta kaloja naten me nje vajze te bukur si Katerina, por nuk doja te lidhesha seriozisht me te, ishte vajze e kendeshme per te shkuar ne stadium, ne nje mbremje vallezimi, por vetem kaq. Se heren e kaluar, Zoteri, nuk e di ne ju kujtohet, folem per Molierin. Kur po analizonim “Grate e mesuara” diskutuam edhe per tipat e femrave, secili foli per bashkeshorten e ardheshme, edhe une e portretizova zonjen Hari Plag te ardheshme. Doli se s’kishte shume gjera te perbashketa me Katerinen. Mund t’ua bej te ditur kete. Vetem tani qe po i shoh gjerat esell, po ve re qe ne sjelljen e asaj vajze sec kishte dicka te panatyreshme, se po genjente qe thoshte ashtu per portierin, se e kishte paramenduar kete aventure. Nje ze i brendeshem me thoshte te perfitoja nga rasti, por zeri i vetedijes me thoshte jo”. Duart e katrines u shtrine perpara per ta ndihmuar te hipte ne dritare, nje sekonde me vone e shterngova ne krahet e mi, te kallkanosur, por te qeshur. E ula ne divan dhe mbylla dritaren. Katerina tere kohen qeshte. U ngrit hoqi pallton mbeti ne fustanin e ballos. Ishte po aq e bukur, zoteri, me ate fustan te bardhe, te zbukuruar me temine, me supet lakuriq, me floket e verdhe, te dendur.
Sikur ma hoqen me dore humorin e keq dhe drojen, shqetesimin dhe friken. Katerina me kerkoi nje cigare, dukej fare e qete, me foli me ze te shtruar per gjerat qe i zinte syri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://forumi.shqiperia.com/portal/
Sponsored content





vargje te lira - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: vargje te lira   vargje te lira - Faqe 3 Icon_clock

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
vargje te lira
Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: (*_*)DASHURI(*_*) :: Dashuri-
Kėrce tek: