Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
-Parajsajone-ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiInformacione mbi shendetin........ Chat10

 

 Informacione mbi shendetin........

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:01

Kakao pėrmirėson qarkullimin e gjakut

Njė studim i ri botuar nė revistėn "Neuropsychiatric Disease and Treatment", ka treguar se flavanoli nga kakao pėrmirėson qarkullimin e gjakut nė tru.

Shkencėtarėt kanė pohuar se ndikimi pozitiv i kakaos nė qarkullimin e gjakut nė tru ėshtė si pasojė e aktivitetit meritor antioksidues tė flavanolit.

Nga ana tjetėr, autorėt e studimit njoftojnė se qarkullimi i rregullt trunor pėr njė kohė mė tė gjatė ka ndikim pozitiv nė funksionet dhe aftėsitė njohėse dhe njėkohėsisht mbron nga demnenca.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:02

Njė petull e ėmbėl nė ditė e dėmshme pėr shėndet

Njė studim i shkencėtarėve nga Hong Kongu ka treguar se konsumimi i vetėm njė petulle tė ėmbėl nė ditė ėshtė shumė mė i dėmshėm pėr organizmit tuaj sesa mendoni.

Njė petull e ėmbėl mund tė pėrmbajė rreth 2.2 gramė trans-yndyra tė dėmshme, e cila ėshtė sasi shumė mė e madhe e yndyrave sesa ajo qė e rekomandon OBSH pėr tėrė ditėn.

Petulla e ėmbėl e mbushur me krem, bėn pjesė nė 85 produktet ushqyese tė cilat janė testuar nga ekspertėt nė Hong Kong, dhe e cila ka lidhshmėri me ndikimin negativ tė trans-yndyrave dhe yndyrave sintetike nė sėmundjet e zemrės.

Testet kanė treguar se nė ēdo 100 gramė tė petullės sė ėmbėl tė mbushur me ndonjė krem, gjenden 4.7 gramė trans yndyra.

Pėr kėtė arsye shkencėtarėt paralajmėrojnė se marrja ditore e sasive tė mėdha tė trans-yndyrave nga organizmi, ėshtė e lidhur drejtpėrsėdrejti me rrezikun e shtuar pėr sėmundje kardiovaskulare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:03

Alkooli ndoshta mbron zemrėn por jo edhe trurin

Njė studim i ri ka treguar lidhshmėrinė e konsumimit tė alkoolit dhe zvogėlimit tė vėllimit trunor, edhe atė nė veēanti te femrat.

Pasojat negative janė shumė mė tė shprehura te femrat pasi qė ato kanė shumė mė pak gjak nė organizėm se meshkujt dhe nė kėtė mėnyrė difundimi i alkoolit ėshtė mė i vogėl nė krahasim me meshkujt.

Nė studim kanė marrė pjesė 1.840 participantė, te tė cilit shprehitė e konsumimit tė alkoolit janė pėrcjellė pėr dhjetė vite.

Pėrkundėr asaj qė ishte pritur, se konsumimi mesatar i alkoolit do ta mbrojė trurin, ėshtė treguar se alkooli zvogėlon vėllimin e trurit edhe atė, sa mė i madh tė jetė konsumimi i alkoolit aq mė e vogėl ėshtė masa trunore

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:04

Ēipsi armiku i zemrės tuaj

Disa studime tё fundit kanė dhėnė arsye shtesė se pse ēipsi duket tė konsumohet nė sasi tė kufizuar.

Ēipsi nė tė vėrtetė mbėshtillet me akrilamid dhe shkencėtarėt polak kanė zbuluar njė lidhje mes akrilamidit nga ushqimi dhe rrezikut tė rritur tė sėmundjeve tė zemrės.

Pasi personat e eksperimentuar nė kėtė studim kishin konsumuar njė sasi tė ēipsit, e cila nė ditė kishte dhėnė mesatarisht 157 μg akrilamid, pėr katėr ditė tė tjera ishin vėrejtur disa ndryshime biokimike.

Shkencėtarėt kanė vėrejtur ndryshime negative nė nivelin e LDL-kolesterolit, rritje tė disa markerėve tė inflamacioneve, por edhe rritje nė nivelet e disa antioksiduesve, tė cilėt ndihmojnė eliminimin e akrilamidit nga organizmi. Qė tė gjitha kėto janė shenja tė rritjes sė rrezikut tė sėmundjeve tė zemrės.

Pėrndryshe edhe mė herėt ishte vėrtetuar edhe lidhja nė mes tė akrilamidit dhe ērregullimeve tė sistemit nervor, ndėrsa disa studime e kanė lidhur atė edhe me rritjen e rrezikut nga kanceri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:04

Shqetėsimi & stresi i provimeve ndikon nė kujtesė

Shkenctarėt paralajmėrojnė pėr shqetėsimin e nxėnėsve gjatė sezonit tė provimeve.Presioni i prindėrve dhe stresi provimeve tek disa nxėnės pėr disa orė ndikon nė mos funksionimin e kujtesės. Zgjidhja e saj ėshtė qetėsia dhe njė gjumė i rehatshėm.

Gjatė zhvillimit tė provimit ėshtė mė se normale qė nxėnėsi tė ketė shqetėsim,por ky shqetsim nuk duhet te kalojė nė nivel paniku.Paniku ndikon pėr disa orė nė mos funksionim tė kujtesės sė tyre.Hormonet e stresit ndikojnė nė qendrėn e kujtesės, pėr kėtė arsye shqetėsimi i tepėrt ndikon nė mosfunksionimin e kujtesės duke e paralizuar atė.

Stresi dhe shqetėsimi i tepėrt krijon sėmundje tek njeriu,nga shqetėsimi i tepėrt kalon gjakė me presion nė hormone,kėshtu qė hormonet ndikojnė nė mosfunksionimin e qelizave.Njė rrugė qė duhet ndjekur pėr tė pakėsuar shqetsimin tek fėmijėt ėshtė: prindėrit duhet ti motivojnė ata kur tek fėmijėt lindin mendime negative duke i zvendėsuar me mendime pozitive si psh: po sikur tė mė pyesi mėsuesi nga temat qė skam mėsuar, duke e zvedėsuar menjėherė me "mėsuesi do pyesi nga temat qė ti ke mesuar".

Pasi ka pėrfunduar provinmi tek tė gjithė fėmijėt lindin mendime se mos ka marrė not tė keqe.Prindėrit duhet tė flasin me fėmijėn pėr gjithė simestrin duke mos e kritikuar pėr notėn e keqe. Sepse fėmija mund tė humbas provimin,por ju mund tė humbisni atė
Gjatė sezonit tė provimeve edhe dieta ėshtė e rėndėsishme duke konsumuar fruta dhe perime pasi ndikojnė nė uljen e shqetėsimit dhe stresit tek fėmija. Duke e shmangur atė nga konsumimi i ushqimit me yndyrna , pasi nuk ndikon mirė tek fėmijėt.

Gjumi ėshtė i rėndėsishėm

Gjumi formaton trupin dhe trurin e njeriut nga fillimi,prandaj kohėn e gjumit ta vlersojmė si kohė tė nevojshme dhe jo kohė tė harxhuar.Gjumi,ėshtė bateria e trurit.Njeriu duhet te flejė 8 orė gjumė.Gjatė studimeve tė mbrėmjeve nėse e ndjeni veten tė lodhur ose nė stress njė fjetje rreth 10 -15 minuta do tė ishte ilaēi qė do t'u sillte energjitė pėrsėri,ku truri do tė jetė nė formėn maksimale pėr 4-5 orė nė vijim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:05

Kafja dhe ēaji i mbrojnė duhanpirėsit

Rezultatet e njė grupi studiuesish nga instituti suedez, "Karolinska", nė Stokholm, kanė treguar se kafja dhe ēaji zvogėlojnė rrezikun e paraqitjes sė pikės nė tru te duhanpirėsit.


Studimi i realizuar te 26.000 duhanpirės pėr njė periudhė kohore 13-vjeēare, ka zbuluar se konsumimi i kafes dhe ēajit redukton mundėsin e paraqitjes sė goditjes nė tru.

Ndikimi i tyre pozitiv nė organizėm ndodh falė antioksidantėve tė fuqishėm (polifenoleve) tė cilėt i pėrmbajnė ato. Kėto substanca mundėsojnė mosdėmtimin e enėve tė gjakut nė tru dhe nė kėtė mėnyrė parandalohet edhe infarkti i trurit./telegrafi/.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:05

Rrushi i zi lufton sulmet nё zemėr

Nga rrushi i zi nuk bёhen vetėm verėrat, por ky fryt edhe nёse konsumohet edhe i freskёt ёshtё njё bar i ēuditshёm kundėr sulmeve nё zemėr, ka treguar njё studim i fundit shkencor.

Shkencėtarėt nga Unitersiteti i Madridit, kanė bėrė njė analizė tė atyre pjesėve tė rrushit tė cilat janė mė tė pasur me proteina. Ėshtė nxjerrė njė ekstrakt i cili pėrmban proteina dhe antioksidues, pėr ndryshim prej pemėve tjera tė cilat kanė pak proteina dhe vetėm antioksidues.

Shkencėtarėt me ekstraktin e rrushit kanė bėrė njė varg hulumtimesh, nga tė cilat kanė nxjerrė pėrfundimin se konsumimi i saj e ka ulur presionin e gjakut pėr 5% , kolesterolin pėr 14%, veēanėrisht kolesterolin e keq (i njohur si LDL).

Shkencėtarėt kėshillojnė se nėse rrushi pėrfshihet nė ushqimin e pėrditshėm, mund ta zvogėlojė rrezikun pėr sulme nė zemėr deri nė 50%. Ekstrakti i rrushit mund tė ndihmojė veēanėrisht njerėzit tė cilėt vuajnė nga presioni i lartė i gjakut si dhe niveli i rritur i kolesterolit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:05

Veshėt “nė rrezik” bakteresh nga mp3

Tė dėgjosh muzikė me mp3 mund tė jetė mė e dėmshme nga sa mendohet. Aurikolaret, pėrfaqėsojnė “vendin ideal” pėr bakteriet. Rezultati? Veshėt dhe shėndeti nė rrezik.

Tė paktėn ky ėshtė konkluzioni i njė studimi tė kryer nga njė ekip shkencėtarėsh indian tė “Kasturba Medical College” tė Manipal, qė kanė kaluar “nė lente” rreth 50 tipe aurikolarėsh dhe, natyrisht veshėt e njė kampioni tė rinjsh. Gjysma e tyre pėrdornin rregullisht mp3, tė tjerėt nuk e pėrdornin asnjėherė.

Nė kėtė mėnyrė, shkencėtarėt kanė mundur tė tregojnė, ashtu si citohet nė “Journal of Health and Allied Sciences”, se veshėt e personave qė nuk hiqnin dorė nga ky aksesorė, ishin mė tė prekur nga bakteret. E pėr mė tepėr, kėto mikroorganizma, mes tė cilave dhe baktere si stafilokoku, ndodheshin tek aurikolarėt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:06

Pjepri i hidhėt kundėr diabetit

Substancat kimike tė izoluara nga pjepri i hidhėt kanė potencial tė fortė pėr prodhimin e barnave tė reja pėr mjekimin e diabetit.

Eksperimentet in vitro dhe studimet te minjtė laboratorikė kanė treguar se substancat nga pjepri i hidhėt, e kanė zvogėluar sasinė e glukozės nė gjak dhe e kanė pėrmirėsuar metabolizmin e glukozės, ndėrsa disa komponentė tjerė tė kėtij lloji tė pjeprit kanė shfaqur efekt tė ngjashėm me insulinėn.

Supozohet se pjepri i hidhėt pėrmban afėr 70 pėrbėrės aktivė biologjikė, ndėrsa pėr terapi mjekėsore nė mėnyrė tradicionale pėrdoret nė Azi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:06

Aspirina nuk u ndihmon diabetikėve

Doza ditore e aspirinės duket se nuk ndihmon pėr parandalim e sulmit nė zemėr i cili mund tė vijė si komplikim te personat qė vuajnė nga sėmundja e sheqerit, ka treguar njė studim i ri.

Hulumtimi i botuar nė revistėn “British Medical Journal”, ka analizuar rreth 1.280 pacientė tė cilėt vuanin nga diabeti dhe kishin tė dhėna pėr komplikime arteriale, dhe tė gjithė ishin mbi 40-vjeēarė.

Shkencėtarėt kanė zbuluar se pėrqindja e sulmeve nė zemėr dhe vdekshmėria ėshtė e njėjtė edhe te pacientėt tė cilėt kishin marrė aspirinėn si preventivė, edhe tek ata tė cilėt nuk kishin marrė aspak aspirinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:07

Vaji i ullirit-tė mirat dhe tė kėqijat

Vaji i ullirit, pėrbėn njė formulė shėndeti dhe jetėgjatėsie. Nė tė gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, tė cilat mbrojnė qelizat nga shkatėrrimi, qė mund tė vijės si pasojė e radikaleve e tė lira.

Dobitė

- Ul sasinė e kolesterolit "tė keq" nė gjak, qė rezulton nė uljen e sėmundjeve tė zemrės.

- Rrit sasinė e kolesterolit "tė mirė", duke ndihmuar kėshtu funksionin e mirė tė enėve tė gjakut.

- Parandalon formimin e trombozave. Personat qė konsumojnė dy lugė vaj ulliri nė ditė, kanė rėnie tė LDL-kolesterolit dhe ngritje tė nivelit tė substancave antioksiduese nė gjak tė cilat kanė efekt pozitiv nė mbrojtjen e zemrės.

- Ul presionin e gjakut dhe ndihmon nė terapinė e hipertensionit.

- Ndihmon nė funksionin optimal tė trurit, si dhe nė shėndet tė mbarė tė kockave, sidomos nė fėmijė tė vegjėl, pasi ndihmon nė absorbimin e kalciumit.

- Duke qenė i pasur nė vitaminė E, ndihmon nė mbarėvajtjen e procesit tė plakjes dhe, pėr kėtė, ėshtė i domosdoshėm pėr tė moshuarit.

- Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti.

- Mbron mėlēinė nga ērregullime dhe infeksione tė ndryshme

- Studimet e reja tregojnė se ndihmon nė parandalimin e kancerit tė lėkurės, tė zorrės, tė prostatės dhe tė gjirit dhe mbron qelizat e ADN-nė nga deformimet, qė mund tė ēojnė nė shfaqjen e kancerit.

- Ėshtė mė rezistues ndaj temperaturave tė larta tė gatimit.

- Ndihmon metabolizmin dhe rregullimin e sheqerit nė gjak.

Padobitė

Vaji i ullirit ėshtė produkti qė, nė 100 g ka pothuajse 1.000 kalori, mė shumė nga ēdo lloj ushqimi tjetėr! Pėr kėtė arsye duhet konsumuar me sasi shumė tė kufizuara, pasi mund tė ēojė shumė lehtė nė shtim peshe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:07

Konsumimi i njė veze ēdo mėngjes ėshtė i dėmshėm

Ekspertėt pohojnė se konsumimi madje i vetėm njė veze nė ditė mund tė shkaktojė diabet.

Edhe pse ekziston mendimi se vezėt janė tė shėndetshme pėr shkak se janė pėrplot me vitamina, njė studim mė i ri i realizuar nga shkencėtarėt nė Boston, ka treguar se nuk ėshtė tamam ashtu.

Studimi ka pėrfshirė analizėn e 57.000 participantėve, femra dhe meshkuj, ndėrsa rezultatet kanė treguar se konsumimi i vetėm njė veze nė ditė shton rrezikun pėr zhvillimin e diabetit pėr 60% te meshkujt dhe pėr 77% te femrat.

Diabeti ėshtė njėra nga sėmundjet mė tė pėrhapura nė botėn bashkėkohore, ndėrsa shkaktohet si rezultat i njė ērregullimi, i cili shkakton rritjen e nivelit tė sheqerit nė gjak.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:08

Tė kujdesemi pėr dhėmbėt

Kujdesi pėr dhėmbėt dhe infeksionet Dhėmbėt e pastėr dhe njė furēė e pastėr dhėmbėsh janė mjete tė efektshme kundėr infeksioneve. Studiuesit kanė vėnė re se bakteret qė gjenden nė gojė mund tė qarkullojnė nėpėr pjesė tė tjera tė trupit.

Kjo do tė thotė se njė higjienė e keqe e gojės mund tė ketė tė bėjė me infektime nė trup, sėmundje tė zemrės apo ndonjė infarkt zemre. Dhėmbėt duhet tė lahen mė sė shumti 20 minuta pas njė vakti ngrėnieje. Gjithashtu duhet ndėrruar furēa e dhėmbėve menjėherė pas ndonjė ftohjeje apo infektimi tė fytit pasi mbetet rreziku qė njeriu t“i ngjisė infektimin pėrsėri vetvetes. Koenzima Q10 bėn tė mundur shndėrrimin e energjisė nga ushqimi nė energji trupore.

Bakteret dhe infeksioni i mishit tė dhėmbėve

Njė higjienė e keqe, jo vetėm qė ėshtė origjina e kariesit tė dhėmbėve, por dhe shkaktari kryesor i infeksionit tė mishit tė dhėmbėve. Tartari ėshtė njė pllakėz bakteriale e ngurtėsuar dhe e depozituar pėrreth dhėmbėve. Fillimisht kjo pllakėz shkakton infeksion nė mishin e dhėmbit dhe mė vonė infeksioni pėrhapet dhe mund tė arrijė deri nė kockė, gjė qė ēon nė mėnyrė tė pashmangshme nė rėnien e dhėmbit. Bakteret e para qė mbulojnė sipėrfaqen janė pėrgjithėsisht bakteret gram-pozitive, kokėt, sidomos streptokokėt dhe kokobacilet, siē ėshtė antinomyces. Shtresa fillestare ėshtė e karakterizuar nga njė veshje e pėrkohshme e sipėrfaqes sė dhėmbėve.

Koenzima Q10 mban te freskėt gojėn

Pastat e dhėmbėve duhet tė pėrmbajnė koenzimėn Q10 e cila forcon dhėmbėt dhe e mban tė freskėt mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon florėn bakteriale natyrore dhe mbrojtėse tė gojės. Asnjė pastė dhėmbėsh nuk i bėn dhėmbėt mė tė bardha se ē“janė. Pasta heq njollat nga dhėmbėt por kurrė nuk i zbardh ato. Fluori ėshtė lėnda mė e rėndėsishme e pastės sė dhėmbėve. Ai forcon dhėmbėt dhe rrit qėndrueshmėrinė e tyre ndaj sulmeve tė acideve. Fluori gjithashtu frenon gėrryerjet e dhėmbėve dhe mund tė ndihmojė dhėmbėt me vrima tė vogla. Por edhe fluori duhet marrė nė mėnyrė tė matur. Nė Evropė pėrqindja mė e lartė e fluorit qė lejohet tė pėrmbajė njė pastė dhėmbėsh ėshtė 0,15 %. Mund tė jetė e shkruar edhe si 1.500 ppm.

Kariesi njė proces shkatėrruespėr dhėmbin

Kariesi pėrbėn njė proces shkatėrrues pėr dhėmbin, shkaktarė tė tė cilit janė bakteret e pranishme pėrreth sipėrfaqes sė dhėmbėve (pllakėzat bakteriale). Numri i mikrobeve tė izoluara nė gojė ėshtė mė shumė se sa 350, por janė tė pakta ato tė cilat janė tė implikuara nė krijimin e kariesit. Pjesa mė e madhe e baktereve tė implikuara nė pllakėzat bakteriale tė krijuara nė sipėrfaqen e dhėmbėve pėrfaqėsohen nga: streptokoko mutans lactobacilli dhe actinomiceti.

Kėto baktere nė qoftė se nuk do tė lėvizen dhe tė pastrohen nga furēa e dhėmbėve, bien nė kontakt me sheqernat qė janė prezente tek ushqimet e pėrditshme. Janė pikėrisht sheqernat ato qė i japin kėtyre baktereve forcėn pėr tė filluar shpėrbėrjen e mineraleve tė dhėmbit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:08

Qumėshti ndihmon pėr njė gjumė mė tė mirė

Sigurisht keni dėgjuar pėr aftėsinė magjike qė qumėshti i ngrohtė tė ju lehtėsojė tė futeni nė botėn e ėndrrave. E dini se kjo ėshtė e vėrtetė?

Qumėshti dhe produktet e qumėshtit pėrmbajnė aminoacidin e quajtur triptofan, i cili ėshtė njė substance stimuluese e gjumit.

Triptofani ėshtė njė prej 20 aminoacideve standarde, njėsive prej tė cilave pėrbėhen proteinat, dhe bėn pjesė nė grupin e aminoacideve esenciale, qė do tė thotė se atė duhet marrė me ushqime, pasi organizmi nuk arrin ta sintetizojė.

Ushqime tė tjera tė cilat pėrmbajnė kėtė lėndė gjumė-stimuluese janė edhe mishi i shpezėve, bananet, tėrshėra, vezėt dhe mjalti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:09

Cannabis sattiva ilac popullor

Canabis Sattiva ndihmon nė kurimin e sklerozės multiple.Kurat me bazė Canabisi mund tė kenė rezultate mė afatgjata pėr pacientėt me sklerozė multiple,- deklaruan shkencėtarėt.

Rezultatet e njė studimi tė shkurtėr 15 javor, tė kryer te pacientėt me sklerozė multiple, ishin tė paplota, sepse megjithėse pacientėt deklaruan se kishin pasur lehtėsime nė ēlirimin e muskujve tė kontraktuar, ngurtėsinė dhe lėvizshmėrinė, zbulimet nuk mund tė konfirmoheshin nga fizioterapistėt.

Por mjeku John Zajicek, pranė shkollės mjekėsore "Peninsula Medicak School" nė universitetin "Exeter" dhe "Plymouth", nė jugperėndim tė Anglisė, i cili drejtoi studimin, deklaroi gjatė njė konference se rezultatet tregonin se personat qė e vazhdonin kurėn pėr njė periudhė njėvjeēare kishin mė shumė shanse pėr pėrmirėsim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockWed Aug 12 2009, 16:10

Pulsi i lartė, rrezik nga sulmi nė zemėr

Ata kanė konstatuar se te femrat me numrin mė tė madh tė rrahjeve tė zemrės ekziston edhe mundėsi mė e madhe qė tė pėrjetojnė sulm nė zemėr, sesa femrat me rrahje mė tė pakta

Me matjen e numrit tė rrahjeve tė zemrės, mjekėt mund tė parashikojnė se sa ėshtė mundėsia qė njė femėr nė post-menopauzė tė pėrjetojė sulm nė zemėr, thuhet nė njė studim tė botuar nė revistėn e specializuar mjekėsore 'British Medical Journal', bėn tė ditur BBC. Shkencėtarėt amerikanė me kėtė studim kanė pėrfshirė 129.000 gra nė post-menopauzė, tė cilat nė tė kaluarėn nuk kanė pasur probleme me zemrėn.

Ata kanė konstatuar se te femrat me numrin mė tė madh tė rrahjeve tė zemrės, ekziston edhe mundėsi mė e madhe qė tė pėrjetojnė sulm nė zemėr, sesa femrat me rrahje mė tė pakta. Shkencėtarėt gjatė shtatė vjetėve kanė pėrcjellė gratė mė tė vjetra se 50 vjeēe dhe kanė shėnuar se 2.281 femra kanė pėrjetuar sulm nė zemėr, me apo pa pasoja vdekjeprurėse si dhe 1.877 femra kanė pasur sulm nė tru.

Femrat te tė cilat numri i rrahjeve tė zemrės ishte mė i lartė se 76 herė nė minutė, kanė 1.6 herė mė shumė mundėsi qė tė pėrjetojnė sulm nė zemėr, sesa qė ndodh me femrat te tė cilat numri i rrahjeve tė zemrės ėshtė mė pak se 62 herė nė minutė.

Gjasat pėr sulm nė zemėr janė mė tė mėdha te femrat e reja nė post-menopauzė. Pesha, shtypja e lartė e gjakut, kolesteroli i lartė dhe konsumimi i yndyrave tė ngopura nė organizėm, tė gjitha kėto janė dukuri tė pranishme te femrat me pėrqindje mė tė madhe tė rrahjeve tė zemrės, njėjtė sikurse diabeti, pirja e duhanit dhe depresioni, thonė studiuesit. Lidhja e vėrejtur mes numrit tė rrahjeve tė zemrės gjatė njė minute me gjasat e sulmit nė zemėr ėshtė mjaft e madhe, qė tė jetė nė mėnyrė klinike relevante. Ata e kanė pranuar se kjo lidhje ėshtė mė e vogėl se sa qė ėshtė lidhje e pirjes sė duhanit dhe diabetit me sulmin nė zemėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ELTONI
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
ELTONI


Numri i postimeve : 670
Age : 42
Location : POSHTE URES
Humor : CA TE HASH !!
Registration date : 13/07/2008

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockFri Aug 14 2009, 02:16

QE SOT E TUTJE SKA ME LLOKUME DHE KTO EMBELSIRAT ME SIPER :66829: :diall:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://parajsajone.com
aristogata
Moderator
Moderator
aristogata


Numri i postimeve : 260
Age : 32
Registration date : 10/06/2009

Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clockSat Aug 15 2009, 15:31

ENTONY shkruajti:
QE SOT E TUTJE SKA ME LLOKUME DHE KTO EMBELSIRAT ME SIPER :66829: :diall:

qe tani e tutje do hash vetem speca djegs :0123: :0123: :0123: :0123: :0123:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Informacione mbi shendetin........ Empty
MesazhTitulli: Re: Informacione mbi shendetin........   Informacione mbi shendetin........ Icon_clock

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Informacione mbi shendetin........
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: (*_*)Shkenca(*_*) :: Trupi dhe shendeti-
Kėrce tek: