Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
-Parajsajone-ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimimjerimi i vajzave te bodrumeve Chat10

 

 mjerimi i vajzave te bodrumeve

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Chrono_Crusade
Site Admin
Site Admin
Chrono_Crusade


Numri i postimeve : 1654
Age : 37
Location : durres
Registration date : 13/07/2008

mjerimi i vajzave te bodrumeve Empty
MesazhTitulli: mjerimi i vajzave te bodrumeve   mjerimi i vajzave te bodrumeve Icon_clockFri Dec 19 2008, 20:51

Mjerimi i vajzave te bodrumeve.
Shkruar nga David Harrison
(Filed: 27/11/2005)
The Sunday Telegraph

Femra te reja, jane mbajtur te burgosura si skllave seksi ne bodrume nentokesore perpara se ato te trafikohen ne Britani, pohon gazeta the Sunday Telegraph.

Hetimet tona ne Evropen Lindore, kane nxjerre ne pah te dhena tronditese, perfshire ketu dhe pamje filmike te femrave te mbyllura, neper bodrumet e ndyra te moteleve.

Viktimat, te gjetura nga policia pas nje sere bastisjesh, ishin lejuar te dilnin nga bodrumet vetem per t'ju "sherbyer" klienteve ne dhomat e aferta dhe per tu mbyllur serish nentoke.

Vajzat e bodrumeve ne Maqedoni, ishin ndermjet mijera grave te terhequra me mashtrime, nga vendet e tyre te origjines, ne Evropen Lindore, nga bandat e pameshrishme kriminale.

Pasi ju premtohej pune si kamariere ose vallezuese, ata me pas detyroheshin me force te beheshin prostituta, para se te shiteshin tek trafikantet.
Nga hetimet sekrete, the Sunday Telegraph ka konfirmuar, se femrat bliheshin ne Rumani per £1,400. Ata jane ndermjet viktimave te cilat jane pershkruar si " skllaveria mesjetare e shekullit te 21-te".

Shumica perfundojne ne Britani, te skllaveruara nga banditet e pameshirshem shqipetar , te cilet sipas Scotland Yard, tani kontrollojne shumicen e rrjeteve te prostitucionit te Londres.

Gjate udhetimit te javes se fundit ne Maqedoni, per te hetuar per raportimet e "tregut te vajzave", ne gjetem evidenca te vajzave qe ishin shitur individualisht dhe ne grupe.

Regjistrimet filmike te policise, tregojne gra te reja nga Rumania, Moldavia, Ukraina dhe Bullgaria, te tronditura dhe te frikesuara brenda tuneleve sekrete.
Nje klip tregon nje koridor te lagesht dhe pa dritare, i cili sipas policies te conte ne nje bodrum pa drite dhe nxehtesi dhe me dysheke te shtruar mbi dyshemene e piste. Pamje te tjera tregojne nje tjeter bodrum dhe nje trapazan ku ishin mbajtur skllavet e seksit.

Maqedonia perendimore ka kryesisht nje popullsi etnike shqiptare dhe bashke me Kosoven dhe Shqiperine, formojne zonen me te madhe te trafikut te njerezve ne Evrope.

Grate e traumatizuara, jane marre nen mbrojtje nga policia dhe ishin strehuar ne Shkup, ku dhe ju jane dhene keshilla dhe ju eshte kerkuar qe te japin padi kunder trafikanteve.

Nje numer i shqiptareve etnike eshte vene nen akuze per trafikim dhe grate jane rikthyer neper shtepite e tyre.

Nje zedhenes i policise ne Shkup thote: " Njerezit qe kryejne me keto gra nje skllaveri mesjetare ne shekullin e 21-te, nuk kane shpirt . Ata jane te semure."
Numri gjithnje e ne rritje i grave nga Evropa Lindore, qe jane sjelle ne Britani dhe jane detyruar me dhune te behen skllave te seksit, ka detyruar qeverine e Tony Blair t'ju shpalle lufte ketyre trafikanteve te njerezve.

Pasi u njoh me hetimet tona, ai deklaroi mbreme: "Kjo eshte tronditese. Disa nga banditet e Evropes Lindore i fshehin veprat e tyre shume mire dhe shkalla e tyre e rrezikshmerise eshte shume e larte "

Z.Blair lajmeroi se policia dhe sherbimi sekret ishin " jo efektiv " dhe se masa te reja duhen ndermarre urgjentisht.

Keto masa do tejapin mundesine, qe personat e dyshuar, te mbahen ne ndalim per me teper se 48 ore.



CFARE MENDIMI KENI JU ??????????????????????????
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://forumi.shqiperia.com/portal/
baubau
BOSS
BOSS
baubau


Numri i postimeve : 362
Age : 33
Registration date : 04/03/2009

mjerimi i vajzave te bodrumeve Empty
MesazhTitulli: Re: mjerimi i vajzave te bodrumeve   mjerimi i vajzave te bodrumeve Icon_clockSun Mar 08 2009, 15:02

keq na vin po duam dhe lek:D:D:D:D:D:D:D
shaka
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Chrono_Crusade
Site Admin
Site Admin
Chrono_Crusade


Numri i postimeve : 1654
Age : 37
Location : durres
Registration date : 13/07/2008

mjerimi i vajzave te bodrumeve Empty
MesazhTitulli: Re: mjerimi i vajzave te bodrumeve   mjerimi i vajzave te bodrumeve Icon_clockThu Jun 24 2010, 17:59

SE KE KEQ TI PO TE BESHIN LEKET ME CUNAT NJEHERE SA MIRE DO ISH HIHIHI lol! lol! lol!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://forumi.shqiperia.com/portal/
Sponsored content





mjerimi i vajzave te bodrumeve Empty
MesazhTitulli: Re: mjerimi i vajzave te bodrumeve   mjerimi i vajzave te bodrumeve Icon_clock

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
mjerimi i vajzave te bodrumeve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: (*_*)DASHURI(*_*) :: Koha e lire dhe shoqeria-
Kėrce tek: